image Momenti kur grabitësi merr nën kërcënimin e armës mijëra euro në pikën e këmbimit të parave - VIDEO

Shqipëri

Momenti kur grabitësi merr nën kërcënimin e armës mijëra euro në pikën e këmbimit të parave – VIDEO

news image

Policia ka shpërndarë pamjen e kamerave të sigurisë nga ambienti i brendshëm i pikës së këmbimit valutor që u grabit mëngjesin e së shtunës në Tiranë.

Me kapele dhe një maskë anti-COVID në fytyrë, grabitësi hyn me shpejtësi dhe pasi kërcënon punonjësen me armën e zjarrit, në pak minuta zbraz kasën e Exchange nga ku duket se merr shuma të mëdha parash.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, ku një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash.

Shuma e vjedhur nga deklarimet e pronarit është 30-40 mije euro. Pritet të bëhen veprimet në arkë për të përcaktuar shumën e saktë.

/GazetaSinjali/