image Momenti kur gjendet vajza 4-vjeçare e zhdukur para 18 ditëve

Botë

Momenti kur gjendet vajza 4-vjeçare e zhdukur para 18 ditëve

news image

Janë publikuar pamjet në momentin kur një vajzë 4-vjeçare është gjetur nga policia 18 ditë pas zhdukjes, ajo është gjetur me gjendje shëndetësore të mirë.

Cleo Smith u zhduk nga tenda e familjes së saj afër qytezës Carnarvon më 16 tetor, duke nxitur një operacion masiv të kërkimit nga autoritetet australiane.

Ata e gjetën Cleo-n e vogël në njërën nga dhomat. Njëri nga oficerët e mori në krah dhe e pyeti se si e kishte emrin. Ajo tha: emri im është Cleo.

Vajza është ribashkuar me prindërit e saj. “Familja jonë është përsëri e plotë”, shkroi në Instagram nëna e saj, Ellie Smith.

Pamjet janë publikuar nga televizioni britanik BBC.

Videon mund ta shihni këtu./GazetaSinjali/

Cleo Smith waves from a hospital bed after her rescue