Janë publikuar pamjet në momentin kur një vajzë 4-vjeçare është gjetur nga policia 18 ditë pas zhdukjes, ajo është gjetur me gjendje shëndetësore të mirë.
Cleo Smith u zhduk nga tenda e familjes së saj afër qytezës Carnarvon më 16 tetor, duke nxitur një operacion masiv të kërkimit nga autoritetet australiane.
Ata e gjetën Cleo-n e vogël në njërën nga dhomat. Njëri nga oficerët e mori në krah dhe e pyeti se si e kishte emrin. Ajo tha: emri im është Cleo.
Vajza është ribashkuar me prindërit e saj. “Familja jonë është përsëri e plotë”, shkroi në Instagram nëna e saj, Ellie Smith.
Pamjet janë publikuar nga televizioni britanik BBC.
Videon mund ta shihni këtu./GazetaSinjali/