Ngarkesa e madhe ka bërë që sot të eksplodoj trafoja e rrymës në fshatin Bibaj të Ferizaj.
Sipas sinjalizuesit, i cili e ka dërguar videon në adresë të Gazetës Sinjali, thotë që ngarkesa e madhe ka bë që kjo trafo të eksplodoj.
Ai është ankuar se problemi i saj nuk po ka zgjidhje tash e disa kohë, pasi që sipas tij ajo sa herë që rregullohet prapë shkakton probleme sepse është e mbingarkuar.
Ai ka treguar se prej dje nuk kanë rrymë, kurse gjatë ditës ka ardhë vetëm me një fazë, sepse sipas tij trafo nuk i përballon të gjitha fazat.
Sinjalizuesi ka deklaruar se nuk ka persona të lënduar, sepse në momentin e eksplodimit nuk ka pasë qytetarë afër./GazetaSinjali/