image Momenti kur dështoi nisja e anijes kozmike në hapësirë

Botë

Prishja/ Momenti kur dështoi nisja e anijes kozmike në hapësirë

news image

Kompania e Elon Musk, SpaceX dështoi në testin e parë të lëshimit të prototipit të anijes kozmike Starship.

Një video e publikuar nga stacioni hapësinor në Teksas tregon momentit kur pjesa e sipërme e anijes shkëputet nga trupi e për pasojë shkakton një re tymi.

Ndërkohë që mjeti po mbushej me hidrogjen ndodhi dhe shkëputja e pjesëve.

Qëllimi parësor i kompanisë SpaceX nëpërmjet këtij projekti është transporti i njerëzve dhe mallrave të ndryshme në destinacione shumë të largëta rreth globit në një shpejtësi marramendëse.

Në një postim në Twitter, Musk shprehet se ky prototip dështoi ndaj do të kalojë në testimin e një prototipi tjetër.

Ndërkohë që testi i sotëm kishte thjesht qëllim për të provuar qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit