image Momenti i shpërthimit të vullkanit në Meksikë

Popocatépetl/ Momenti i shpërthimit të vullkanit në Meksikë

news image

Popocatépetl, vullkani i lartë 5.452 metra që gjendet në rajonin e Puebla, rreth 70 km në veri-lindje të Meksikës, ka shpërthyer të enjten në mëngjes duke formuar një kolonë tymi dhe hiri i lartë 3 kilometra.

Autoritetet kanë dhënë alarmin e verdhë, duke njoftuar banorët që duhet të qëndrojnë të paktën 12 km nga krateri dhe të jenë gati për ndonjë evakuim të mundshëm.

Popocatepetl është një prej vullkanëve më aktiv të vendit dhe është konsideruar si një prej më të rrezikshmëve në botë, sepse në një rreze prej 100 km jetojnë rreth 25 milion njerëz. Emri i tij, në gjuhën indigjene Nahuatl, do të thotë ‘Mali që tymos’.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU.