image Reja e vullkanit goditet nga vetëtima, krijohet pamje e mrekullueshme në Japoni

Kuriozitete

Reja e vullkanit goditet nga vetëtima, krijohet pamje e mrekullueshme në Japoni

news image

Reja vullkanike e një vullkani aktiv në Japoni është kryqëzuar me një vetëtimë të fuqishme të enjte dhe ka krijuar kështu pamje mahnitëse atje.

Vullkani Sakurajima është vullkan aktiv në ishullin Kyushu të Japonisë. Ai shpërtheu këtë javë dhe në ajër krijoi re hiri që u ngritën mbi një kilometër nga mali u përzien me retë e qiellit.

Rastet kur vetëtima shkrep afër vullkanit më parë janë parë edhe në pjesë të tjera të botës, përfshirë Italinë, Islandën dhe Filipinet, shkruan Daily Mail.

Një fenomen i tillë kishte ndodhur edhe në vitin 2018, sipas të dhënave të NASA-s, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ndryshe ky vullkan është aktiv që nga shekulli VIII.

/Gazeta Sinjali/