Ervin Salianji dhe Erion Braçe janë përplasur fizikisht në Kuvend. Ka qenë deklarata e deputetit të PD që solli irritimin e socialistit.
Nga foltorja e Kuvendit, Salianji iu drejtua Erion Braçes duke i thënë se nëse është ai zëvendëskryeministri që ka dalë nga përgjimet për çështjen e biznesmenit, Rezart Taçi.
“Ky zotëria që ngrihet dhe bën si më i shqetësuar në përgjimet e prokurorisë italiane të dalë dhe të flasë për Rezart Taçin. Për ty e kam. A je ti zv.kryeministri që në përgjimet e prokurorisë italiane del… O kone mos mu drejto mua si kone se je mësuar me këta”, tha Salianji.
Në këtë moment Salianji i nervozuar shkon në drejtim të Braçes, i cili po i sulej foltores, ndërsa ndërhyri menjëherë garda dhe seanca u ndërpre.
KËTU mund ta shihni videon.
Prokuroria italiane ka nisur një hetim për pastrim të 19 milion euro të mafias “Cosa Nostra” në Shqipëri nëpërmjet dy personazheve, të cilët sipas autoriteteve atje, në komunikim me Rezart Taçin dërguan në një llogari bankare në “Alpha Bank” shumë në fjalë, raporton abcnews.
Përfaqësuesit e mafias italiane erdhën disa herë në Shqipëri dhe shkëmbyen mjaft telefonata me njeri-tjetrin duke folur edhe për përfshirjen e disa ministrave, madje edhe të zv.kryeministrit shqiptar për të mundësuar zhbllokimin e këtyre parave nga llogaria bankare.
Prokuroria italiane nuk shprehet me emër se për cilin politikan shqiptar flasin përfaqësuesit e mafias italiane, ndërsa në përgjime nuk ka ndonjë telefonatë mes tyre dhe zyrtarit shqiptar apo mes Rezart Taçit dhe ndonjë politikani shqiptar./GazetaSinjali/