Darren Watkins Jr, i njohur si “IShowSpeed”, njihet si një prej fansave më të zjarrtë të Cristiano Ronaldos.
Megjithatë, besnikëria e tij ndaj portugezit duket se u lëkund kur Lionel Messi bëri debutimin e tij për Inter Miamin në MLS.
Në ndeshjen e tij të parë, ylli argjentinas shënoi gol spektakolar në fundin e ndeshjes dhe ia siguroi fitoren skuadrës së tij.
“Nëse Messi shënon këtë goditje dënimi, unë jam një tifoz i Messit”, dëgjohet duke thënë i njohuri nga rrjetet sociale.
36-vjeçari e dërgoi topin aty ku duhet, në rrjetë, teksa “IShowSpeed” hoqi fanellën e Ronaldos dhe mbajti atë të Messit.
Vhim wai pic.twitter.com/gskff4cqMr
— KALYJAY (@gyaigyimii) July 22, 2023