image Molliqaj: Unë nuk u arrestova, por u mora peng

Politikë

Molliqaj: Unë nuk u arrestova, por u mora peng

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj sapo është liruar nga masa e paraburgimit ka marrë pjesë në një emision televiziv.

Molliqaj në T7 duke folur për arrestimin e tij, tha se është marrë peng.

E para që mund të konstatoj është se unë kam qenë i marrur peng. Pra unë jam marrë peng nga një polici e cila është dirigjuar me udhëheqje politike dhe pa urdhër të prokurorit unë jam arrestuar”, deklaroi Molliqaj.

Molliqaj është arrestuar dy ditë më parë për shkak të veprës sulm ndaj personit zyrtar, në protestën e mbajtur kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. /GazetaSinjali/