image Gjykata refuzon t'ia caktojë masën e paraburgimit Dardan Molliqajt

Gjykata refuzon t’ia caktojë masën e paraburgimit Dardan Molliqajt

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së këtij rajoni për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Molliqajt, raporton Gazeta Sinjali.

Në vend të kësaj, gjykata ka vendosur që kreut të Partisë Socialdemokrate t’ia caktojë masën e paraqitjes në stacion policor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar avokati i Molliqajt, Arbër Rexha.

Molliqaj u arrestua të martën duke hyrë në një studio televizive, pasi në protestën e së shtunës dyshohet se sulmoi një zyrtar policor./GazetaSinjali/