image Molliqaj: Nuk do të ndalemi derisa vendimi për shtrenjtim të rrymës të kthehet mbrapa

Politikë

Molliqaj: Nuk do të ndalemi derisa vendimi për shtrenjtim të rrymës të kthehet mbrapa

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se propozimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës nuk do të kalojë.

Propozimi i ZRrE-së duhet të hudhet poshtë, ai propozim s’ka me kalu, këtë zotim nuk do ta lejojmë të kalojë”, ka thënë ai.

Porosia jonë është e qartë, ne nuk ndalemi ju duhet të ktheni atë vendim mbrapa. Derisa ju nuk ndaleni ne do të jemi çdo ditë edhe më të guximshëm”, ka thënë Molliqaj.

Ai i ftoi protestuesit që të ‘dhurojnë’ qirinj dhe poça elektrik në shenjë simbolike kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike.

Menjëherë pas kësaj, protestuesit kanë filluar të gjuajnë qirinj dhe poça elektrik në drejtim të objektit të Qeverisë.

/GazetaSinjali/