image Molliqaj pas lirimit paralajmëron sërish protesta: Qeveria ka nisur tërheqjen nga shtrenjtimi i rrymës

Politikë

Molliqaj pas lirimit paralajmëron sërish protesta: Qeveria ka nisur tërheqjen nga shtrenjtimi i rrymës

news image

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka bërë një postim pasi që sonte është liruar nga masa e paraburgimit.

Molliqaj i ka falënderuar qytetarët, që sipas tij kanë treguar solidaritet për të.

Po ashtu, ai tha se brenda Qeverisë është një frikacak e që vetja i duket supermen, ku sipas Molliqajt ky është edhe lloji më i rrezikshëm i politikanëve.

Postimi i plotë:

Të dashur aktivistë, protestues e qytetarë,

Faleminderit për solidaritetin e madh që treguat ndaj meje. Insistimi juaj na i solli dy fitore për një kohë shumë të shkurtër.

Ju protestuat masivisht kundër shtrenjtimit të rrymës. Dhe qeveria ka nisur tërheqjen. Ju reaguat masivisht me indinjim, jo thjeshtë kundër marrjes peng që më bëri policia mua, por kundër praktikës së persekutimit nga pushteti autoritar ndaj kujtdo që mendon ndryshe.

Dhe pushteti u tërhoq.Ashtu siç e thash në protestë, po e them edhe sonte: brenda qeverisë e kemi një frikacak që vetja i duket supermen. E ky është lloji më i rrezikshëm i politikanëve.

Por ashtu siç e thash në protestë, po e them edhe sonte: jashtë qeverisë kemi qytetarë përherë e më aktiv, që nuk do të ndalen së protestuari kundër pabarazisë e padrejtësisë.

Faleminderit, e shihemi shpejt nëpër tubimet e protestat e radhës! /GazetaSinjali/