image Molliqaj bën thirrje: Zgjedhje, referendum ose protesta në rrugë kundër Asociacionit

Politikë

Molliqaj bën thirrje: Zgjedhje, referendum ose protesta në rrugë kundër Asociacionit

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje për protesta kundër Asociacionit.

Sipas Molliqaj,t për zgjedhjeve e referendumit, zgjidhja e vetme janë protestat në rrugë. Sipas tij, marrëveshja e Brukselit pritet të jetë pa njohje dhe me Asociacionin në qendër.

POSTIMI:

THIRRJE

Protesta kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit.

Aktivistë e qytetarë,

ju që mbushët sheshet me protesta dhe bllokuat Asociacionin;

Ju që organizuat mijëra tubime kundër Asociacionit;

Ju që shkelët me këmbë çdo pëllëmbë të Kosovës për t’i mbledhur 200 mijë nënshkrime;

ju 200 mijë qytetarë që me vetëdije e vullnet firmosët kundër ndarjes etnike;

ju që denjuat burgun dhe sollët protestën brenda Kuvendit;

E di që shumë prej jush keni besuar vërtet që Kurti nuk e bën Asociacionin; shumë keni vlerësuar që kritika jonë është subjektive dhe lidhet me “hesapet” tona; tashmë s’ka vlerësime as analiza; ora kritike po vjen, marrëveshja që na pret në Bruksel është pa njohje dhe me Asociacion në qendēr; aty është orari dhe mënyra e zbatimit.

Askush nuk ka mandat për Asociacionin. Rezistenca ishte shoqërore. Nuk jemi angazhuar për t’i ndërruar fytyrat që e zbatojnë Asociacionin. Nese ka ndodhur që pushteti është tjetërsuar aq pakthyeshëm, atëherë zgjedhje ose referendum. Përndryshe, protesta në rrugë. Kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit.

/GazetaSinjali/