Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, tha se Albin Kurti është frikacak dhe i papërgjegjshëm pasi ai nuk është i guximshëm të pranojë një marrëveshje të keqe apo të mirë për Kosovën.
“Ai nuk po pranon marrëveshje, të paktën le të dalë të thotë që kjo marrëveshje është e keqe dhe të dorëhiqet, Albin Kurti është i papërgjegjshëm, ai po vepron ndryshe nga çka ka thënë, ai është frikacak, krejt marrëveshjen me LDK-në e përbiu sepse pat me ardhë në pushtet, Albin Kurti nuk po dinë si me u sill para qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Molliqaj.
Molliqaj ka theksuar që politika e kryeministrit nuk bëhet brenda, proklamimi për qëndrim më afër popullit është i rrezikshëm pasi që këtë gjë e kanë thënë liderët autoritarë.
“Pse doli të jetë Kurti si Thaçi, befasia nuk është Hashim Thaçi, ne jemi mësuar me të qe sa kohë, këtu befasia është Kurti”, tha ai./ Gazeta Sinjali/