image Moderatorja shqiptare: Nuk do të dashurohesha me një djalë të varfër

Bota e Yjeve

Moderatorja shqiptare: Nuk do të dashurohesha me një djalë të varfër

news image

Moderatorja sportive e njohur, Lei Kraja ka habitur të gjithë ndjekësit me përgjigjet gjatë pyetësorit në profilin e saj në instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

Lei Kraja, ka zhvilluar një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit në ‘Instastory’ ku i është përgjigjur pyetjeve duke ‘shuar’ kuriozitetin e ndjekësve në lidhje me jetën e saj private.

Ajo ishte e pyetur nëse do të dashurohej me një djalë që s’ka pasuri, pra të varfër dhe ajo ka zgjedhur të tregohet e sinqertë me të duke i thënë se pret më lart nga partneri i saj.

Lei u përgjigj: “Ummm, jo. Kam punuar shumë për të bërë regres. Pres më lart nga partneri”.

View this post on Instagram

A post shared by Leila Kraja (@leikraja)

Kraja ishte pyetur nëse është beqare apo në një lidhje, moderatorja zgjodhi të mos jap përgjigje, duke publikuar vetëm pyetjen.

Një tjetër ndjekëse e pyeti nëse do të bëjë bebe së shpejti dhe ajo e la me dyshim përgjigjen duke thënë që nuk i dihet kurrë.

Kur një nga  ndjekësit e pyeti rreth virgjërisë, moderatorja u përgjigj: ‘Nuk është puna juaj’. /GazetaSinjali/