Moderatorja sportive e njohur, Lei Kraja ka habitur të gjithë ndjekësit me përgjigjet gjatë pyetësorit në profilin e saj në instagram, shkruan Gazeta Sinjali.
Lei Kraja, ka zhvilluar një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit në ‘Instastory’ ku i është përgjigjur pyetjeve duke ‘shuar’ kuriozitetin e ndjekësve në lidhje me jetën e saj private.
Ajo ishte e pyetur nëse do të dashurohej me një djalë që s’ka pasuri, pra të varfër dhe ajo ka zgjedhur të tregohet e sinqertë me të duke i thënë se pret më lart nga partneri i saj.
Lei u përgjigj: “Ummm, jo. Kam punuar shumë për të bërë regres. Pres më lart nga partneri”.
Kraja ishte pyetur nëse është beqare apo në një lidhje, moderatorja zgjodhi të mos jap përgjigje, duke publikuar vetëm pyetjen.
Një tjetër ndjekëse e pyeti nëse do të bëjë bebe së shpejti dhe ajo e la me dyshim përgjigjen duke thënë që nuk i dihet kurrë.
Kur një nga ndjekësit e pyeti rreth virgjërisë, moderatorja u përgjigj: ‘Nuk është puna juaj’. /GazetaSinjali/