image Moderatorja shqiptare bëhet me biznes

Showbiz/ Moderatorja shqiptare bëhet me biznes

news image

Prezantuesja Ilda Bejleri sapo i ka hyrë botës së biznesit, duke hapur një qendër “Spa & Wellness”.

Ajo u komentua shumë në rrjetet sociale për jetën luksoze, teksa ndjekësit në Instagram e pyesnin shpesh: “Si je bërë e pasur me rrogë gazetareje?!”.

Ajo u përgjigj se pasuria i buronte nga familja.

“Publiku le të shkojë te hipoteka e Tiranës, por mjafton edhe mbiemri im “Bejler”, që do të thotë Zotëri. Unë e shpjegova edhe në Instagram se gjyshja ime ka qenë një nga ato tiranaset e vjetra…” Kështu u shprehe ajo një muaj më parë, ndërsa tashmë i bën reklamë biznesit të saj të ri.

Ilda Bejleri nuk është e vetmja vajzë, që nga bota e showbizz katapultohet në botën e biznesit. Përpara saj, duke shfrytëzuar bukurinë dhe famën, janë bërë bizneswoman edhe Alketa Vejsiu, Rudina Magjistari, Amarda Toska, etj./Gazeta Sinjali/