Modelja Cara Delevingne thotë se burrat nuk janë në gjendje t’i kënaqin gratë seksualisht. Këtë deklaratë ajo e bëri në dokumentarin e saj të titulluar “Planet Sex With Cara Delevingne”, ku vuri në dukje se ekziston një përqindje e madhe e grave që nuk kënaqen seksualisht nga burrat e tyre.
“Unë mendoj se në përgjithësi burrat nuk janë të pajisur me mjetet e duhura për të qenë në gjendje të trajtojnë gratë, veçanërisht seksualisht.”, tha modelja.
“Kur bëhet fjalë për orgazmën ka një hendek të caktuar gjinor.”, shtoi më tej ajo.
“Shkencëtarët thonë se 95% e meshkujve përjetojnë orgazëm gjatë marrëdhënieve seksuale, por vetëm 65% e grave e përjetojnë. Shumica e shoqeve të mia gra thonë se është ndoshta 15 ose 20%.”, u shpreh modelja.