image Modelja Adrola Dushi: Çohu Enver, na bëjë derman

Bota e Yjeve

Modelja Adrola Dushi: Çohu Enver, na bëjë derman

news image

Modelja shqiptare, Adrola Dushi, reagoi ashpër ndaj disa dukurive në shoqërinë tonë, duke prekur çështjen e lirisë dhe demokracisë, raporton Gazeta Sinjali.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo në mënyrë figurative thotë se “duhet të zgjohet (diktatori) Enver Hoxha”, kur shikon se çfarë ndodhë përreth.

Sipas saj, shoqëria shqiptare nuk di ta menaxhojë lirinë dhe demokracinë.

Ne si shqiptarë nuk dimë ta menaxhojmë lirinë dhe demokracinë. Çohu Enver, na bëjë derman”, shkruan ajo.

Kurse, përmes postimit tjetër, ajo sqaron se thirrja “Çohu Enver” është figurative, pasi shpreh atë se si ndjehet pas ndodhive banale që ndodhin në vend.

Per storyn paraardhëse, thirrja ‘çohu Enver” është absolutisht figurative dhe kjo nuk do të thotë qe unë preferoj regjim komunist apo totalitar. Kjo ishte thjesht për të shprehur shokun tim emocional/mendor sa i përket ndodhive banale që ndodhin në vendin tonë.”

“Duke u përpjekur për të qenë si bota, ngatërrojmë vlerat, talentin me banalitete dhe dhe imazhin sipërfaqësor që po përpiqemi ta shesim. Edhe pse është fazë kontradiktore për ne shqiptarët, kjo që unë përmenda, nuk është në ligjëratë të drejtë, por figurative, siç e thash dhe po e përdor në një moment të caktuar, kur shoqëria jonë po kalon episode të rënda, si jetësore, ashtu edhe kulturore”, ka përfunduar ajo./Gazeta Sinjali/