image Modeli suedez për koronavirusin ndryshe nga gjithë bota, studimi tregon a funksionoi

Botë

Botë/ Modeli suedez për koronavirusin ndryshe nga gjithë bota, studimi tregon a funksionoi

news image

Modeli suedez – për ata që kanë ende dyshime – nuk ka funksionuar. Më 19 mars, në Suedi u regjistrua numri më i lartë i vdekjeve nga koronavirusi në Evropë, në raport me numrin e popullsisë. Rezultati është nxjerrë nga statistikat e “Our world in data”, një qendër kërkimesh pranë Universitetit të Oksfordit.

Statistikat tregojnë se Suedia, javën e kaluar pati mesatarisht 6.25 vdekje në ditë për 1 milion njerëz. Në krahasim me të, Britania e Madhe regjistroi mesatarisht 5,75 vdekje në ditë për milion njerëz në të njëjtën periudhë shtatëditore, Belgjika mesatarisht 4.6, Franca mesatarisht 3.49 dhe Italia mesatarisht 3 Pra, ndërsa Suedia ka pasur shumë më pak raste të koronavirusit se sa më shumë vende me popullsi më të madhe si Italia dhe Gjermania, numri i të vdekurve për kokë banori është nga më të lartat në botë.

Arsyeja mund të kërkohet në zgjedhjen e qeverisë së Stokholmit të udhëhequr nga kryeministri socialdemokrat Stefan Löfven. Suedia nuk ua imponoi asnjëherë izolimin në shtëpi qytetarëve të saj, duke preferuar të inkurajojë përgjegjësinë personale të secilit. Udhëzimet kryesore ishin që ata të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë dhe të mbajnë distancën sociale kur janë në publik. Shumica e kompanive, restorantet, baret dhe shkollat ​​mbetën të hapura.

Johan Giesecke, një ish-epidemiolog suedez i njohur, tani këshilltar shëndetësor në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, mbrojti politikën e vendit të tij dhe tha se bllokimet kombëtare thjesht vonojnë numrin e pashmangshëm të rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve. “Ka shumë pak që mund të bëjmë për të parandaluar infeksionet“, shkroi ai në një artikull të botuar në Lancet në fillim të këtij muaji. “Izolimi masiv thjesht mund të vonojë rastet serioze për ca kohë, por pasi të lehtësohen kufizimet, rastet do të rishfaqen“, tha ai. “Unë pres që kur të llogarisim numrin e vdekjeve për Covid-19 në secilin vend në një vit, numrat do të jenë të ngjashëm, pavarësisht nga masat e marra“, përfundoi ai.

Megjithatë, nuk mund të jepet një përgjigje përfundimtare për suksesin apo jo të strategjisë që zgjodhi qeveria sudeze në luftën kundër koronavirusit. Ekspertët e shëndetësisë parashikojnë një valë të dytë të epidemisë në muajt e ardhshëm dhe nëse një e tillë bëhet realitet, atëherë do të mund të shohim më qartë nëse kishte të drejtë Suedia apo pjesa tjetër e botës që zgjodhi të izolohej./ Gazeta Sinjali/