image Mobilizohen ish-deputetët e PAN-it kundër Albin Kurtit, 6 orë në seancë për t'ia thënë fjalët e njëjta

Kosovë

Mobilizohen ish-deputetët e PAN-it kundër Albin Kurtit, 6 orë në seancë për t’ia thënë fjalët e njëjta

news image

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca plenare për votimin e qeverisë së re. Deputetët e PDK-së pas shumë vitesh janë kthyer në Kuvend si opozitë. Fjalën e kanë marrë secili nga ta duke kritikuar ashpër Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Kësisoj seanca ka nisur gjashtë orë më parë dhe ende nuk është hedhur në votim Qeveria Kurti.

Të gjithë deputët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë quajtur Kurtin mashtrues.

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, është shprehur mjaftë i ashpër ndaj kryeministrit në ardhje, Albin Kurti.

Veseli ka thënë se gjatë kohës së luftës me Serbinë, Albin Kurti ishte dorëzuar dhe sipas tij më vrazhdë e ka luftuar Kosovën sesa regjimin e Millosheviqit.

Kreu i PDK-së, gjithashtu, i ka thënë Kurtit se po bëhet kryeministër i një Kosove “që nuk e njeh e që nuk e ndien”.

Deklarata të ngjashme ka bërë edhe Memli Krasniqi, i cili ka thënë se krejt karrierën e vet politike Kurti e ka ndërtuar me mashtrime, manipulime dhe dhunë.

Ndërsa Enver Hoxhaj ia kë përmendur Kurtit rastet kur ai i kishte kundërshtuar vendimet të cilat sipas Hoxhës ishin vendime të cilat ndikuan në Pavarësinë e Kosovës, ndërsa Kurti sipas Hoxhës i kishte kundërshtuar.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka adresuar akuza ndaj kandidatit për kryeministër, Albin Kurti për të cilin tha se është një mashtrues që iu ka paraqitur popullit me premtime boshe.

Nuk janë të vetmit këta deputet të cilët bënë deklarata dhe kritika të ashpra të deputetëve të PDK-së në drejtim të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Akuza të ngjashme ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes kanë bërë edhe Bekim Haxhiu, Hajredin Kuqi, Uran Ismajli, Eliza Hoxha, Ariana Shoshi, Bajrusha Xhemajli, Ilmi Reqica, Mergim Lushtaku, Ferat Shala, Kujtim Gashi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Bedri Hamza, Ganimete Musliu, Blerta Deliu-Kodra, Valdete Idrizi. /Gazeta Sinjali/