Mjeku nga Komuna e Drenasit, Halit Bujupi i është drejtuar me një letër publike kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovcit.
Bujupi, përmes kësaj letre ka treguar se mjekët janë detyruar të ndezin stufën e të kujdesen për mirëmbajtjen e objektit shëndetësor.
Sipas tij, kjo punë nuk i takon atyre. Ai ka kërkuar nga Lladrovci që të marrë masa në lidhje me këtë çështje.
“Mjeku edhe më ligj është i obliguar të i ketë të gjitha kushtet e punës konform ligjeve të Republikës së Kosovës për të cilën kanë sakrifikuar shumë breza”, ka shkruar ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Letra e tij e plotë:
Letër publike Ramiz Lladrovci .
I nderuar kryetar së pari të uroj zgjedhjen për herë të tretë si kryetar i Komunës së Drenasit .
Deshta të tregoj se mjeku nuk është i obliguar të ndez stufën dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e objetit shëndetësor .
Deshta tē tregoj që vartesit e tu e kanë shkelur ligjin e punës , ligjin e shëndetësis dhe kontratat e punës .
Do të kërkoja të marresh masa se unë besoj në drejtësi dhe kauzen të cilen keni ngritur gjatë tërë fushates për drejtësi dhe barazi para ligjit .
Mjeku edhe më ligj është i obliguar të i ketë të gjitha kushtet e punës konform ligjeve të Republikes së Kosovës për të cilen kanë sakrifikuar shumë breza .
Me respekt Dr Halit Bujupi