image Mjeku mungon në QMF 1 në Prizren, ankohen pacientët

Sinjalizime

Mjeku mungon në QMF 1 në Prizren, ankohen pacientët

news image

Ndërrimet e stafit mjekësor nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kosovë zakonisht bëhet në ora 07:00 të mëngjesit.

Mirëpo, një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit pamje të bëra sot rreth orës 09:00, në Qendrën e Mjekësisë Familjare 1 në Prizren, ku shihen dhomat e mjekëve të mbyllura.

Sipas tij, në komplet katin e dytë nuk kishte asnjë mjek.

Ai ka pyetur një person nga stafi mjekësor në katin e parë për mungesën e mjekëve dhe sipas tij, ka marrë përgjigje që “doktori nuk është këtu”, pa i dhënë arsye pse.

/GazetaSinjali/