image Mjeku i personit që goditi dje Sali Berishën: 31-vjeçari që goditi Berishën nuk i merrte rregullisht ilaçet

Shqipëri

Mjeku i personit që goditi dje Sali Berishën: 31-vjeçari që goditi Berishën nuk i merrte rregullisht ilaçet

news image

Sadik Lala, mjeku i Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit deklaroi se pacienti i tij nuk merrte mjekim rregullisht.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Lala u shpreh se disa nga simptomat e sëmundjes së psikozës, nga e cila vuan Shehu, janë deluzionet, halucinacionet dhe çrregullim i sjelljes.

“Ai ka qenë me mjekim. Nuk merrte mjekim rregullisht. Ne, ndryshe nga mjekësia e përgjithshme kemi një rubrikë të posaçme (ESM), ekzaminimi i statusit mendor që është standard në të gjithë botën. Historiku i sëmundjes së kaluar në një pacient kur ne bëjmë një raport të caktuar nuk ndryshon.

Ekzaminimi i statusit mendor bën pikërisht këtë gjë, si është perceptimi, si është të menduarit, si është sjella, mendimet nëse ka apo nuk ka deluzione. Thelbi i psikozës, minimumi janë dy nga tre simptomat e mëposhtme deluzionet, besimet e gabuara, halucinacionet dhe ajo që është më e rëndësishmja, çrregullim i sjelljes”, theksoi ai.

Gert Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

Ai goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.

Shehu u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.

Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi.

Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Berisha ka akuzuar Ramën për ngjarjen.

/GazetaSinjali/