image Mjekja 60-vjeçare që ishte në gjendje të rëndë nga koronavirusi tregon se çka përdori për shërim

Botë

Botë/ Mjekja 60-vjeçare që ishte në gjendje të rëndë nga koronavirusi tregon se çka përdori për shërim

news image

Ajo ishte shtrirë në shtrat me ditë të tëra në shtëpinë e saj në jug të Londrës, por tani është rikuperuar dhe ka sqaruar se si është të jetosh me koronavirus.

Dr Gerada, ish-drejtuese e Kolegjit Mbretëror të GP, tha që shkoi në punë vetëm një ditë pasi u kthye nga Nju Jorku, dhe pikërisht atëherë filluan simptomat, me një kollë të thatë dhe lodhje. Në fillim mendoi se e kishte lodhje nga udhëtimi.

Por menjëherë ajo filloi të vuante nga një dhimbje e fytit, dridhje dhe një temperaturë e lartë.

Atëherë Dr Gerada vendosi që nuk do të ishte e mençur të ktheheshe në punë, dhe u fut në internet për të provuar dhe zbuluar më shumë informacion.

“E dija që ishte koronavirusi, pasi asnjëherë nuk jam i sëmurë kaq shumë”, u shpreh ajo për MailOnline.

Temperatura e saj u rrit shumë dhe ndiheshe e lodhur, ajo nuk çoheshe dot, shkonte në tualet dhe shtriheshe direkt.

Dhe pas pesë ditësh, simptomat e saj filluan të zhdukën.

Unë nuk kam semundje të tjera kronike, tani ndihem shumë mirë. Ia arrita t’ja dal vetëm me 2 paracetaol tre herë në ditë dhe limonë.

“Unë kisha penicilinën e Zotit, “supë pule”, e cila dukej se kishte një efekt të mrekullueshëm për të rikthyer oreksin tim.”

Clare tha se koronavirusi ishte sëmundja më e keqe që ajo ka pasur ndonjëherë dhe e krahësonte atë me momentet e lindjes, aq shumë dhimbje përjeton.

Ajo shtoi: “Ishte e dhimbshme dhe e frikshme – frika jo sepse mendova se do të vdisja por sepse të jesh i sëmurë është e frikshme”. /Gazeta Sinjali/