image Mjekët: Të prekurit nga koronavirusi mbase nuk po shfaqin simptoma

Rajon

Shëndetësi/ Mjekët: Të prekurit nga koronavirusi mbase nuk po shfaqin simptoma

news image

Shqipëria nuk ka identifikuar asnjë rast me Covid 19. Ka rezultuar negativ gruaja 50-vjeçare që u transferua nga spitali i Lushnjës në shërbimin e infektivit, e cila kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Padova e Italisë dhe kishte shfaqur simptoma.

Ndërkohë në komunikimin e përditshme, Ministria e Shëndetësisë deklaron se janë testuar 58 raste të dyshuara në laboratorin e virologjisë në ISHP, por kanë rezultuar negative.

Tanimë nuk po testohen vetëm rastet që kanë histori udhëtimi me Italinë , por Bino deklaron se po testohen edhe ata persona të cilët kanë simptoma të rënda respiratore edhe pse mund të mos kenë histori me vendet e prekura nga Covid 19. Nga ana tjetër ajo siguron besueshmërinë e analizave që kryhen në laborator në ISHP.

Ndërkohë ekspertë në fushën e sëmundjeve infektive ndajnë mendime se pavarësisht se nuk është identifikuar dikush që mund të jetë prekur nga Covid 19, por është duke e kaluar  me simptoma të lehta ose pa simptoma sikundër ka pasur shumë pacientë edhe në Itali dhe në Kinë. /Gazeta Sinjali/