image Mjekët mbërrijnë në Kuvend për ta kontrolluar secilin deputet para seancës

Kosovë

Koronavirusi/ Mjekët mbërrijnë në Kuvend për ta kontrolluar secilin deputet para seancës

news image

Një ekip i mjekëve ka arritur herët në mëngjes në Kuvendin e Kosovës për të kontrolluar secilin deputet para se të futen në sallën kryesore të Kuvendit ku pritet të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, mjekët do ta kontrollojnë temperaturën e secilit deputet që futet në sallë, për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Pasi ta kryejnë punën e tyre, mjekët do të kontrollohen nëse ata kanë temperaturë apo jo pas situatës së krijuar me koronavirus.

Në seancën e sotme mediat dhe mysafirët nuk do të jenë të pranishëm, pasi në hapësirat e tyre do të vendosen deputetët për të respektuar distancën mes njëri-tjetrit. /Gazeta Sinjali/