image Mjekët gjermanë dyshojnë se Navalny u helmua me këtë substancë

Evropë

Mjekët gjermanë dyshojnë se Navalny u helmua me këtë substancë

news image

Jeta e Alexei Navalny, opozitarit më të madh të presidentit rus, Vladimir Putin nuk është në rrezik, ndonëse gjendja e tij shëndetësore është ende e rëndë.

Analizat klinike të politikanit rus tregojnë për helmim njoftoi një zëdhënëse e spitalit Charité në Berlin. Sipas saj “gjendja e tij shëndetësore është serioze, por aktualisht nuk ka rrezik akut për jetën”. 

Mjekët e spitalit Charité në Berlin mendojnë se Navalnyn ndoshta e kanë helmuar me një substancë nga grupi i frenuesve të kolinesterazës.

Großbritannien Salisbury - Sicherheitspersonal nach Vergiftung von Ex-Spion Sergei Skripal (picture-alliance/AP Photo/F. Augstein)

Me një substancë të këtij grupi u helmua para dy vjetësh në Londër agjenti i dyfishtë Sergei Skripal. Gjithsesi sipas njoftimeve të klinikës, substanca e saktë me të cilën është helmuar Navalny ende nuk dihet, shkruan DW.

Edhe qeveria gjermane mendon se ai është helmuar

Qeveria gjermane u shpreh gjithashtu se sipas të gjitha gjasave, Navalnyn e kanë helmuar. Qeveria gjermane ka kërkuar transparencë të plotë për sqarimin e rastit.

“Ka dyshime se Navalnyn e kanë helmuar dhe për këtë ka disa raste në historinë më të re ruse”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Berlin Charité Warten auf Nawalny in Deutschland erwartet (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

Reparti ku po kurohet Navalny në Berlin ruhet nga nëpunës të Policisë Federale Gjermane.

Edhe pse qeveria gjermane sqaroi se Alexei Navalny nuk është i ftuar i qeverisë gjermane, reparti ku po kurohet Navalny në Berlin po ruhet nga nëpunës të Policisë Federale Gjermane.

“Në fund të fundit bëhet fjalë për një pacient, ndaj të cilit me gjasë mund të jetë ushtruar një sulm me helmim”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Seibert. /Gazeta Sinjali