image Mjekët e QKUK-së ia heqin 20 gurë në veshkë një 52-vjeçari

Shëndetësi

Mjekët e QKUK-së ia heqin 20 gurë në veshkë një 52-vjeçari

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një pacienti 52-vjeçar i janë hequr 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar, shkruan Gazeta Sinjali.

Tutje ata kanë njoftuar se pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas intervenimit të suksesshëm dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/