Qytetarët vazhdimisht ankohen për çmimet dhe cilësinë e produkteve në marketet e mëdha në vend. Mirëpo, problem i vazhdueshëm po mbetet edhe higjiena në këto hapësira.
Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali një video e cila, sipas tij, është realizuar sot, rreth orës 10:30, në marketin ETC, në rrugën “Islam Syla”, në Pejë.
Në këtë video shihet një mi i cili bredh në market, në afërsi të produkteve ushqimore.
Instituti i Shëndetit Publik ka apeluar te qytetarët që të ruajnë ushqimet nga minjtë, pasi që të njëjtit janë shkaktarë të sëmundjes ethet e minjve./Gazeta Sinjali/