image Mitrovicë/Një person dyshohet se e kërcënoi me armë një tjetër, ia vodhi paratë dhe telefonin

Siguri

Mitrovicë/Një person dyshohet se e kërcënoi me armë një tjetër, ia vodhi paratë dhe telefonin

news image

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zhabar të Mitrovicës raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës një burrë ka raportuar se nën kërcënimin e armës atij iu kanë grabitur një telefon i tipit Samsung dhe një shumë e parave.

Policia ka njoftuar se nuk ka pasur të lënduar, kurse me urdhër të prokurorit kujdestar rasti vazhdon të hetohet si grabitje.

/Gazeta Sinjali/