Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zhabar të Mitrovicës raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës një burrë ka raportuar se nën kërcënimin e armës atij iu kanë grabitur një telefon i tipit Samsung dhe një shumë e parave.
Policia ka njoftuar se nuk ka pasur të lënduar, kurse me urdhër të prokurorit kujdestar rasti vazhdon të hetohet si grabitje.