image Mitrovicë: Burri sulmon fizikisht bashkëshorten dhe vajzën, përfundon në pranga të Policisë

Siguri

Mitrovicë: Burri sulmon fizikisht bashkëshorten dhe vajzën, përfundon në pranga të Policisë

news image

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundmi edhe një grua nga fshati Broboniq në Mitrovicë, e cila e ka raportuar bashkëshortin e saj pas përleshjes fizike që kanë pasur mes vete, por jo vetëm.

I njëjti, siç merr vesh Sinjali nga burimet nga Prokuroria, ka sulmuar edhe vajzën e tyre të mitur, me ç’rast dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka vënë në pranga të dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/