image Mitrovica qyteti më i varfër në Kosovë, mbi 2 mijë familje me ndihma sociale

Kosovë

Statistika/ Mitrovica qyteti më i varfër në Kosovë, mbi 2 mijë familje me ndihma sociale

news image

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, qyteti i Mitrovicës vazhdon është qyteti më i varfër në Kosovë.

Në raportin për “Mirëqenien Sociale” të Kosovës thuhet se në këtë qytet 2337 familje jetojnë me ndihma sociale, derisa në Prishtinë janë gjithsej 1460 familje pjesë e skemave sociale. Sipas ASK-së në tërë territorin e Kosovës me ndihma sociale jetojnë 24 mijë e 352 familje.

Krahasuar me vitin e kaluar, në vend ka pasur ulje të numrit të rasteve të tilla, derisa në janar numri i rasteve sociale ishte 25 mijë e 186 familje, në dhjetor të këtij viti ky numër ra në 24 mijë e 352 sosh./Gazeta Sinjali/