Tri automjete janë gjetur në det në Vlorë, në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë Lungomares. Paraprakisht dyshohet se makinat janë futur për të tërhequr një varkë peshkimi dhe kanë ngecur.
Makinat janë një “Land Rover” dhe dy “Nissan”. Tre makinat në det kanë habitur jo pak qytetarët, teksa askush nuk di ta shpjegojë këtë ndodhi.
Në vendngjarje ka shkuar Policia e Shtetit dhe policia kufitare, për të bërë sqarimin e rrethanave të ngjarjes.