image Mishi i këtyre minjëve është më i preferuari i kinezëve (Foto)

Botë

Mishi i këtyre minjëve është më i preferuari i kinezëve (Foto)

news image

Për shumë njerëz, minjtë janë mysafirë të padëshiruar në shtëpi. Por në Kinë, ata mund të jenë një nga ushqimet më të pëlyqera në tryezat e ngrënies.

Minjtë bambu, një transportues i mundshëm i koronavirusit, kanë qenë një nga ushqimet më të kërkuara me shekuj dhe përmbajnë vlera të shumta ushqyese.

Dhjetëra mijëra fermerë i ishin përkushtuar rritjes së tyre, ndërsa kuzhinierët i gatuanin në dhjetëra mënyra deri sa pandemia e koronavirusit ndaloi tregun e tyre.

Minjtë bambu mund të peshojnë deri në pesë kilogram dhe 45 centimetra të gjatë.

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, mishi i tyre mund të detoksifikojë trupin e një personi dhe të përmirësojë funksionet e stomakut dhe shpretkës.

Përfitimet e dukshme shëndetësore janë regjistruar në enciklopedinë e lashtë mjekësore kineze Ben Cao Gang Mu, e shkruar nga farmakologu dhe mjeku i njohur Li Shizhen në shekullin e 16-të.

Libri i përshkruan minjtë bambu  si ‘brejtës me madhësi lepuri që shumë njerëz i hanë dhe i shijojnë si rosat’.

Fermerët kinezë filluan të zbusin këta brejtës në vitin 1990 dhe avash avash ata u bënë si një nga ushqimet më të preferuara për të gjithë.