image Miratohet vendimi për t’i pasur 14 komisione parlamentare

Politikë

Miratohet vendimi për t’i pasur 14 komisione parlamentare

news image

Me 99 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim është miratuar vendimi për t’i pasur 14 komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo ka qenë pikë e rendit të ditës për shqyrtimin e propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

Me votimin e komisioneve parlamentare dhe miratimin e përbërjes së tyre, është bërë mbyllja e kësaj seance parlamentare.

14 komisionet parlamentare janë votuar me 99 vota, asnjë kundër dhe një abstenim, ndërsa përbërja e tyre ka kaluar me 104 vota pro.

/GazetaSinjali/