Me 99 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim është miratuar vendimi për t’i pasur 14 komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo ka qenë pikë e rendit të ditës për shqyrtimin e propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.
Me votimin e komisioneve parlamentare dhe miratimin e përbërjes së tyre, është bërë mbyllja e kësaj seance parlamentare.
14 komisionet parlamentare janë votuar me 99 vota, asnjë kundër dhe një abstenim, ndërsa përbërja e tyre ka kaluar me 104 vota pro.