image Miratohet vendimi për shpronësimin e pronave, hapet rruga për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”

Futboll

Miratohet vendimi për shpronësimin e pronave, hapet rruga për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”

news image

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se ka përfunduar shpronësimi i pronave për stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, i cili kishte filluar të ndërtohet pa u kryer ky proces që është i obligueshem me ligj.

Çeku tha se me me qëllim të plotësimit të kushteve dhe kritereve për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s, nga kategoria 2, stadiumi do të ngritet në kategorinë 4.

“Është hapur rruga për renovimin dhe rikonstrukturimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë i cili kishte filluar të ndërtohet pa u bërë shpronësimi i pronave, një procedurë ligjore e obligueshme.

Tashmë është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësimin e pronave. Nga kategoria 2, stadiumi do të ngritet në kategorinë 4, me qëllim të plotësimit të kushteve dhe kritereve për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s”, bëri të ditur ministri Çeku.

https://www.facebook.com/ceku.hajrulla/posts/pfbid02EUqZeATN4LwKmUHuSwYH9PjfWs4tt9Yn4TnNNFLNJZHgeC78wxGEnfdzSPudG89rl?cft[0]=AZUwgqmvy3jAGm_drEnFOiF9B0caGKTiv2D_xecEJHNwcsABPUHnCND-9pYyNV-uXuAigY2nd510s_pEO9kmuHt5BKaPBIICUHvlmDAfN41A_ABWYVeDU177Md4_Ge51inA-Se5W50f9azgPP1g6Gzi-&tn=%2CO*F

/GazetaSinjaliSport/