Rishikimi i buxhetit për vitin 2021 është miratuar sot në mbledhjen e 17-të të Qeverisë së Kosovës.
Kjo kërkesë ishte nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka deklaruar se njëra nga pikat kryesore të buxhetit është rimëkëmbja ekonomike e vendit, pas goditjes që kanë marrë shumë sfera të jetës në Kosovë nga pandemia COVID-19.
Në mbledhjen e Qeverisë kjo pikë u miratua më shumicë absolute, me asnjë votë kundër dhe vetëm me një abstenim./Gazeta Sinjali/