image Ministrja Haxhiu: Prokurorisë Speciale do t’i shtohen edhe 4 prokurorë - Sinjali

Ministrja Haxhiu: Prokurorisë Speciale do t’i shtohen edhe 4 prokurorë

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Prokurorisë Speciale, përkatësisht departamentit për krime lufte, do t’i shtohen edhe katër prokurorë të rinj, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas saj, rishikimi i buxhetit do të fuqizojë kapacitetet e kësaj prokurorie.

“Votimi në lexim të dytë i buxhetit, përveç tjerash do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale. Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t’i shtohen edhe 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesionalë dhe 2 përkthyes”, shkroi ajo në Facebook.

E para e Drejtësisë theksoi se adresimi i krimeve të luftës do të jetë prioritet i kësaj qeverie.

“Adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë, andaj do të punojmë shumë në këtë drejtim.”/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin