Në seancën e sotme të Kuvendit është miratuar rezoluta për rritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik.
Kjo rezolutë u votua me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ‘që të mos eksperimentohet me koeficientet e Ligjit të Pagave’.
Sipas tij, nëse koeficienti ka për qëllim të zvogëlohet dhe nuk vjen në mars në Kuvend, atëherë rritje të pagave në sektorin publik nuk do të ketë.