image Kuvendi miraton rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

Politikë

Kuvendi miraton rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

news image

Me 76 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim është miratuar rezoluta kundër organizimit të referendumit serb në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përveç Vetëvendosjes si parti në pushtet, kjo rezolutë u përkrah nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Driton Selmanaj i LDK-së ishte deputeti që abstenoi.

/GazetaSinjali/