Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Fillimisht, komisioni miratoi një për një, 12 amendamente shtesë të projektligjit. Ato për votim i paraqiti, kryesuesi i grupit punues, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
Ai tha se ky Projektligj me amendamentet plotësuese i plotëson gjitha kriteret.
Por, deputeti i PDK-së, anëtar i komisionit, Hisen Berisha shprehu rezerva për disa prej amendamenteve dhe për këtë arsye abstenoi për projektligjin.
“Ky ligj rregullon çështjet një herë e përgjithmonë dhe jo çështje specifike, prandaj duhet të ketë kujdes në formulime”, tha ai.
Siç njofton Kp, anëtarët e tjerë të komisionit u pajtuan me amendamentet./GazetaSinjali/