image Miratohet projektligji për çmimin tavan të produkteve bazë

Financa

Miratohet projektligji për çmimin tavan të produkteve bazë

news image

Komisioni parlamentar për Ekonomi, sot ka miratuar me votat e mazhorancës Projektligjin me amendamente për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky projektligj për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore, është miratuar në parim javën që shkoi në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe është caktuar që me procedura të përshpejtuara, në një seancë të re më 8 nëntor të shqyrtohet në lexim të dytë.

Ndryshe, sipas vendimit nga Ministria e Industrirë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë çmimi tavan vendoset vetëm për derivatet e naftës.

/GazetaSinjali/