image Ministrja Rizvanolli raporton para deputetëve të Komisionit për Ekonomi - Sinjali

Ministrja Rizvanolli raporton para deputetëve të Komisionit për Ekonomi

news image

Artane Rizvanolli, ministrja e Ekonomisë, do të raportojë këtë të martë para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Rizvanolli do të raportojë për planin e ministrisë për vitin 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, komisioni do ta shqyrtojë në parim edhe Projektligjin për Masat për Uljen e Kostos së Shtrirjes së Rrjeteve të Komunikimeve Elektronike të Shpejtësisë së Lartë, shqyrtimin në parim të Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike.

Gjithashtu, ky komision do të shqyrtojë raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, për vitin 2020.

Mbledhja e këtij komisioni do të fillojë në orën 11:00./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin