image Miratohet plani për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Politikë

Miratohet plani për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

news image

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës dhe ka shqyrtuar një propozim-vendim lidhur me marrëveshjen  ekonomike të shkruar në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë kësaj mbledhje, Qeveria e ka miratuar planin për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet dy vendeve, sipas marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar më 4 shtator.

Gjithashtu, kjo qeveri ka shqyrtuar dhe miratuar edhe propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. /Gazeta Sinjali/