image Haziri paralajmëron zgjedhje: Kjo do të ndodh edhe nëse ka marrëveshje me Serbinë

Politikë

Haziri paralajmëron zgjedhje: Kjo do të ndodh edhe nëse ka marrëveshje me Serbinë

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri duke folur mbi çështjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se vendi mund të shkoj në zgjedhje edhe nëse dy vendet arrijnë mërrëveshje.

“Edhe nëse ka marrëveshje gjithëpërfshirëse, vendi ka me shku 3 muaj deri në 6 muaj pas asaj në zgjedhje, edhe nëse ka një marrëveshje vendi domosdoshmërisht ka me shku në zgjedhje”, tha ai.

Haziri mendon se edhe nëse një marrëveshje finale nuk mund të arrihet, kryeministri Kurti duhet të veprojë në këtë drejtim, pasi që sipas tij kjo nuk duhet të lihet në duart e bashkësisë ndërkombëtare sepse siç thotë ai, “ata nuk përzihen në politika të brendshme”.

“Edhe nëse nuk ka domosdoshmërisht kryeministri ose duhet me kry punë, ose duhet me çel rrugë. Nuk ka nevojë me ia kërku as amerikanët as evropianët sepse ata nuk përzihen në politika të brendshme por vetë duhet me shkaktu procese që me deblloku nuk mundet KS në 2023 me dal para qytetarëve me thënë kemi pasur rritje në vitin 2020”, tha Haziri në Tëvë1.

/GazetaSinjali/