Autoritetet zvicrane kanë njoftuar se, rregullatori zviceran i ilaçeve, Swissmedic, e ka autorizuar përdorimin e vaksinës së kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech” kundër COVID-19, duke e quajtur miratim të parë në botë sipas procedurës standarde.
“Të dhënat që janë deri tani në dispozicion treguan nivel të lartë të krahasueshëm të efikasitetit në të gjitha grupmoshat e hulumtuara, duke i përmbushur kështu kërkesat e nevojshme”, thuhet në faqen zyrtare të këtij organi në internet.
“Siguria e pacientëve është parakusht themelor, sidomos kur bëhet fjalë për autorizimin e vaksinave”, tha drejtori i rregullatorit Sëissmedic, Raimund Bruhin.
Ai tha se vendi u arrit shpejt duke iu falënderuar fleksibilitetit të ekipeve të organizuara, duke arritur që në të njëjtën kohë të përmbushen tri kërkesat kryesore – siguria, efikasiteti dhe cilësia, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Zvicra është duke e shqyrtuar edhe miratimin e dy vaksina tjera kundër koronavirusit, atë të kompanisë amerikane “Moderna”, e cila tashmë është miratuar për përdorim në ShBA, si dhe vaksinën e kompanisë britanike “AstraZeneca”./Gazeta Sinjali/